Romë/ Aeroporti ‘Fiumicino’ vlerësohet me 5 Yje për Covid-19, nga Skytrax

Romë/ Aeroporti ‘Fiumicino’ vlerësohet me 5 Yje për Covid-19, nga Skytrax

Të gjithë ata që po presin me padurim të fluturojnë sërish, mund të konsiderojnë Romën si destinacionin e tyre të ardhshëm.

Aeroporti i “Fiumicino”-s është i pari në botë që siguron vlerësimin me 5 yje për Covid-19, nga Skytrax, organizëm ndërkombëtar i vlerësimit në industri.

Edhe pse Skytrax njihet më mirë për listimin vjetor të aeroporteve më të mira në botë, kriza e Covid-19 nxiti organizatën të kthejë vëmendjen nga higjiena në aeroporte. “Fiumicino”, i njohur gjithashtu si Aeroporti Ndërkombëtar “Leonardo da Vinci” është aeroporti më i frekuentuar në Itali.

Më 1 shtator aty u përurua një qendër testimi për Covid-19 prej 650 metrash katrorë, e menaxhuar nga Kryqi i Kuq Italian.

Por nuk është vetëm testimi i organizuar dhe i shpejtë që vlerësohet nga Skytrax.

Aeroporti fiton pikë edhe për shenjat lehtësisht të lexueshme në gjuhë të ndryshme, zbatimit strikt të mbajtjes së maskës, stafit të pastrimit gjithmonë të pranishëm dhe përqendrimit të të gjithë fluturimeve, hyrëse dhe dalëse në një terminal të vetëm për gjurmim më të lehtë të rasteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'