ELBASAN- Pakicat kombëtare dhe kryesisht romët, përpjekjen më të fortë në shoqëri e kanë bërë në kërkim të identitetit dhe një statusi të respektuar për veten dhe familjet e tyre. Politikat sociale dhe mënyra se si është folur për ta, shpesh herë ka qënë diskriminuese dhe fyese. Por në Elbasan një pjesë e këtij komuniteti, ofron një këndvështrim të ndryshëm me atë që të gjithë janë mësuar ti shikojnë romët.

“Rruga e Re e Trenit” në këtë qytet është ndër më luksozet, me ndërtesa shumëkatëshe, arkitekturë të veçantë dhe me një sërë biznesesh të gjitha nën pronësinë e anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian.

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Punës dhe UNICEF në këtë qytet jetojnë rreth 1200 anëtarë të këtyre komuniteteve.

Banorët e kësaj rruge kryesisht janë biznesmenë të firmave që punojnë me metrazhet dhe prodhimin e veshjeve nga më të ndryshmet.

“ Ne kemi që në vitet 90’ që punojmë me këtë punë. Që në atë kohë shkonim në Turqi dhe materialin e punës e merrnim prej atje dhe këtu në Elbasan zhvilluam jetët tona dhe të gjithë komunitetit tonë”, tregon për Shqiptarja.com, Bujari një prej biznesmenëve rom.

Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)