Romët protestë ndaj Bashës:
Na respektoni siç thotë BE

Romët protestë ndaj Bashës:<br />Na respektoni siç thotë BE
TIRANE - Dhjetra të rinj të komunitetit rom, dhe jo vetëm, protestuan sot paradite para Bashkisë së Tiranë. Prej 28 ditësh familjet rome jetojnë në kushte të mjerueshme në çadra të ngritura provizorisht në trotuar në rrugën e Kavajës, pasi u dëbuan nga kampi ku jetonin prej vitesh tek zona e ish-Dekorit pranë Pallatit me Shigjeta. 

Për gati një orë të rinj, dhe pjesëtarë të familjeve të dëbuara, protestuan me pankarta në duar, ku shkruhej: "Romët janë pjesë e shoqërisë shqiptare", "Sa familje rome kanë marrë kredi shtesë?!", apo “Ne ju shohim po ju na shihni?!".

Me megafonë protestuesit i kërkuan kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha të reagojë duke i kujtuar se duhet të plotësojë një nga 12 kriteret e statusit të BE-së, që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut të këtij komunitet. 

Gjithashtu ata i kujtuan edhe fushatën e 2011 kur Basha kishte shkuar për të marrë votën me premtimin se do i përmirësonte jetesën e tyre.

“Qyteti që premtuat se do ta kthenit në qytetin e qytetarëve, kërcënon cdo ditë familjet rome, të cilët ndryshe nga të tjerët nuk ndërtuan kështjella. Jeni në këtë zyrë për t’i dëgjuar dhe mbrojtur këto familje rome. Plotësoni një nga kushtet që ju ka vendosur BE. Mendoni për këta romë që po jetojnë në mjerim.”- ishin disa nga deklaratat e të rinjve të cilët i lexonin me megafon përpara bashkisë.

Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e këtij institucioni për të dhënë një zgjidhje që të mos jenë viktima të këtij realiteti.  Të rinjtë kanë kërkuar edhe shpjegime në lidhje me politikat e strehimit të Bashkisë së Tiranës, pasi banesat sociale nuk janë dhënë ende për shfrytëzim, fëmijët e komutetit rom të jenë të barabartë në shkolla, të jenë të barabartë në shërbimin shëndetësor. 

“Çfarë bëhet me ne. Sa familje rome kanë përfituar nga bonusi i përfitimit, kredi apo banesa sociale që janë ngritur në Shkozë?”

Gjithashtu protestuesit kanë bërë thirrje që kjo çështje të mos politizohet. Ata kanë kërkuar nga kryebashkiaku që të flasë me vepra në të mirë të këtyre banorëve romë, e "të mos flasë për prapaskena politike."

ENDRRAT E TE RINJVE ROME NE 2013
”Ne sot në vitin 2013 ëndërrojmë që të jemi të barabartë në shkolla. Të mos jemi viktima të këtij realiteti të vërejtur.
Endërrojmë që pjestëtarët e komunitetit tonë të marrin shërbim shëndetësor falas.Ne ëndërrojmë që të mos na lenë në mes të rrugës për të lypur.
Ne ëndërrojmë të jemi në një vend kur institucionet ligjore të mos na shpërfillin.
Ne ëndërrojmë që të jemi të barabartë. Ne ëndërrojmë një vend europian, të mos jemi qytetar të dorës së dytë apo të tretë. 
Zoti Basha, në fushatë ju ishit në vendbanimin e familjeve rome. Tani ata kanë nevojë për ty. Mos lejoni që ata të jetojnë në trotuare."Këto ishin disa nga deklaratat e protestuesve.
 
28 DITE PA STREHE, BASHKIA HESHT
Gati 28 ditë më parë rreth 180 familje rome që prej 10 vitesh jetonin pranë ish-Qendrës së Punimeve të Krijimit të Artit në Rrugën e Kavajës u dëbuan pasi toka do i kalonte pronarit. Pavarësisht apelit dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve për gjetjen e një vendi strehimi, bashkia e Tiranës ende nuk ka reaguar. Edhe Avokati i Popullit disa herë ka ngritur tryeza të rrumbullakëta për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë situatë, por në asnjë nga këto nisma bashkia e Tiranës nuk ka marrë pjesë
Protesta e romeve
(Në foto: Protesta sot para Bashkisë)

Redaksia online
(sg/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca