Zv/Ministrja e Brendshme: Procesi 'Screening', i rëndësishëm për Shqipërinë në BE

Zv/Ministrja e Brendshme: Procesi 'Screening', i rëndësishëm për Shqipërinë në BE

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko theksoi në Komisionin Evropian rëndësinë e procesit "screening".Kuko tha se në të përfshihen një sërë fushash si lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër migracionit të paligjshëm dhe lufta kundër terrorizmit. “Për të cilat në morëm një inkurajim shumë të madh edhe nga ana e Komisionit Evropian, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për rezultatet e fundit të prekshme të Shqipërisë”, u shpreh më tutje ajo.

Kuko deklaroi se nëse për vendet anëtare procesi është zhvilluar pas çeljes zyrtare të negociatave, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë gjithashtu, po zhvillohet shtatë muaj përpara çeljes së mundshme të negociatave. “C'ka do të thotë një avantazh për ne, por në të njëjtën kohë edhe një axhendë shumë e ngjeshur për sa i përket punës që duhet të vijojë”, tha Kuko. 

Zv.ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, që është koordinator kombëtar për këtë proces, Gent Cakaj e vlerësoi rëndësinë politike të procesit, duke e konsideruar rëndësinë e procesit të “screening” si të dyfishtë.

Nga njëra anë ky proces mbart një rëndësi të veçantë politike për Shqipërinë për shkak se, përkundër faktit që negociatat pritet të hapen zyrtarisht në qershorin e vitit të ardhshëm, Shqipëria aktualisht ka filluar fazën përgatitore për hapjen e negociatave, ngaqë ‘screening’ në vetvete është faza elementare përgatitore për procesin e negociimit për anëtarësim. Në këtë kuptim Shqipëria nuk ka mbetur në një vakuum politik, por mbase koha në dizpozicion është një kohë në shërbim të përgatitjes thelbësore për procesin e negociimit. 

Nga ana tjetër ka një rëndësi të veçantë teknike meqenëse procesi i ‘screening’ është procesi i njoftimit fillestar me legjislacionin evropian dhe Shqipëria tashmë është veçse duke i shqyrtuar përmbajtjen e të gjithë kapitujve të legjislacionit evropian që në fund mbase duhet të adaptohen në legjislacionin vendor.

Zv.ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,Gent Cakaj

Zv/ ministri i Jashtëm theksoi se rëndësia e këtij procesi në terma teknikë për Shqipërinë është më e madhe sesa njoftimi me legjislacionin evropian, pasi sipas tij, është një mekanizëm i jashtëzakonshëm për shqyrtimin e përputhshmërisë së legjislacionit vendor me legjislacionin evropian dhe për pasojë edhe përgatitjen e brendshme për adaptimin e legjislacionit evropian në Shqipëri.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)