Ron Pope publikon perfomancën
e Ylli Limanit në Twitte

Ron Pope publikon perfomancën <br />e Ylli Limanit në Twitte
Pas publikmit nga Imany të këngës së saj të kënduar nga këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima, duket se kjo e fundit nuk e ka qenë e vetmja që ka marrë vlerësimin nga një artiste ndërkombëtare.

Këngëtari amerikan Ron Pope ka publikuar në faqen e tij zyrtare të Twitter, performancën e këngës “Drop in the ocean” të kënduar nga Ylli Limani në një nga mbrëmjet e konkurrimit në “The Voice Of Albania”.

“Shikoni Yll Limanin duke kënduar një prej këngëve të mia në Voice of Albania. E kërkove në hartë, Shqipëria është pranë Italisë. Tani e di se nga vjen Ylli”,- ka shkruar Pope në Twitter.

Ndërkohë këngëtari kosovar Limani e ka falenderuar për vlerësimin e dhënë. “Jam shumë i lumtur që e ke parë. Është një prej këngëve të mia më të preferuara. Faleminderit që më ke shkruar. Ka domethënie të madhe për mua”,- ka thënë Limani.

Këngëtari është duke punuar aktualisht për publikimin e klipit të këngës “Lart Mbi Yje”, e cila është publikuar disa ditë më parë në YouTube në versionin audio.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të