Rikthehet Reali i Madridit duke realizuar një fitore fantastike 5-1 kundër Deportivos në Santiago Bernabeu. Miqtë kanë kaluar në avantazh të parët në minutën e 16’ me golin e Rikit. Pa kaluar 8 minuta nga disavantazhi, Reali fiton një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të Angel Di Marias. Cristiano Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë duke barazuar. Në të 38' Di Maria sjell avantazhin në favor të Realit.
Pa përfunduar pjesa e parë Ronaldo realizon dopietë personale dhe trefishon shifrat për vendasit. Goleada ka vend edhe Pepen, i cili pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar nga Xabi Alonso shënoi me kokë. Në fund është Kaka', i cili fiton një penallti që ekzekutohet përsëri nga Ronaldo që vulos fitoren 5-1.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com