Reali i Madridit është treguar superior ndaj Chelseat të ish trajnerit, Jose Mourinho duke fituar në finalen e Champions Cup me rezultatin 3-1.
‘Los Blancos’ dominuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, e cila u zhvillua në Sunlife Stadium të Miamit duke i treguar Murinjos që janë shumë më lart se Chelsea i tij.
Cristiano Ronaldo ka qenë hero i madrilenëve duke shënuar dy gola. Portugezi i tregoi edhe njëherë ish-teknikut të tij se cili mes Ronaldove është më i mirë.
Ndërsa golin e tretë e shënoi Marcelo duke shfryrë shumë mllef dhe drejtuar Murinjos me fjalët ‘shporru’, një inat i vjetër kur portugezi preferonte më shumë Coentraon në vendin e tij te Reali.
Golin e vetëm për ekipin londinez e realizoi mesfushori Ramires.
/Shqiptarja.com