Pas barazimit përballë Manchesterit në një ndeshje historike të mbushur me emocione dhe spektakël nga minuta e parë dhe deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, Ronaldo shprehet i bindur se Reali do të kalojë në turin tjetër.
“Mendoj që jemi me një këmbë në çerekfinale, pasi sfidën e kthimit me United e shikoj të kalueshme. Ekipi është në një gjendje shumë të mirë dhe gati për të rritur cilësinë e lojës nga ndeshja në “Bernabeu”.
Machetser ka një ekip të mirë dhe të fortë që është e vështirë ta befasosh, por ne treguam që jemi më lart, pavarësisht se ndeshja përfundoi në barazim” deklaron Ronaldo. Më pas portugezi tregon edhe arsyjen se përse nuk festoi në momentin e shënimit të golit në portën e United.
“Manchesteri është shtëpia ime, ku unë kam marrë leksionet e para të futbollit profesionit. Atje kamë shumë miq dhe shokë, prandaj vendosa që të mos festoj duke respektuar të kaluarën time” përfundon Ronaldo.
Dylber Balla

LAJMET MË TË VLERËSUARA