Ronaldo ishte shpresa e portugezëve në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme me Austrinë, por ai nuk arriti që të kthente në gol një penallti në minutë e 79,
Megjithatë ajo goditje shtylle e Ronaldos nuk e zbehu dashurinë e tifozëve portugez për të dhe ka nga ata që do të bënin gjithçka për një selfie me idhullin.
Kështu një tifoz portugez ka sfiduar sigurinë e stadiumit dhe është futur në fushë pasi përfundoi ndeshja mes Portugalisë dhe Austrisë.
Ronaldo ka qetësuar rojet e sigurisë dhe ka afruar djalin duke lejuar që të bëjë fotografinë që i riu e dëshironte aq fort. Djali është larguar me lot në sy pas këtij momenti të paharrueshëm që ja bëri të mundur guximi i tij ndërthurur me zemërgjërësinë e Cristianos.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com