Sulmuesi i Realit të Madridit pas tre golave të shënuar përballë ekipit të Deportivo Lakorunjas ka lënë pas krahëve krizën e disa javëve më parë duke u rikthyer më i fuqishëm se kurrë.

Pas përfundimit të ndeshjes, portugezi ka deklaruar se periudha e vështirë ka mbaruar për madrilenët dhe tashmë synimi është fitorja në "Camp Now" përballë Barcelonës më 7 tetor, në "El Classio-n" e parë në kampiont.

"Jemi përmirësuar shumë, gabimet në ndeshjet e para janë harruar. Tanimë jemi fokusuar për të fituar përballë Barcelonës në "Camp Now". Jemi të ndërgjegjshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi besim që mund të fitojmë" shprehet Ronaldo.

(d.b/shqiptarja.com)