Sipas shtypit italian, PSG është gati të bëjë çmenduria për Cristiano Ronaldo-n.
Që kur deklaroi në media se po mendonte largimin nga Real Madrid në fund të finales së Champions League, kapiteni i Portugalisë i cili shkëlqeu në ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Spanjës me një tripletë, akoma nuk ka vendosur për të ardhmen.
Dhe me shumë mundësi nuk do të ndodhë as në ditët në vazhdim, përderisa Portugalia të jetë në Kupën e Botës.
Por sipas shtypit italian SportMediaset, PSG është gati të thyej rekorde për shërbimin e tij.
Klubi i Ligue 1 është gati t’i ofrojë 45 milionë euro në sezon yllit të Real Madrid.
I gjithë operacioni i transferimit do të shkonte rreth 300 milionë euro. Por jo vetëm PSG është interesuar për Ronaldo-n, në luftë për të është edhe Manchester United.
Që ka një avantazh ndaj PSG për shkak se francezët duhet në fillim të shesin në mënyrë që të rregullojnë balancat e Fair Play Financiar. Telesport