Ronaldo kërkoi largimin nga kombëtarja pasi u la në stol? Reagon federata portugeze

Portugalia fitoi 6-1 me Zvicrën duke marrë një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar, duke gjetur përballë Marokun. Në këtë 90 miutash, kapiteni i luzitanëve, Cristiano Ronaldo u la në stol për t'u aktivizuar 17 minuta në fund. Aludimeve nga mediet portugeze se ylli i sulmit kërkoi largimin nga ekipi pas vendimit të Santos i ka dhënë përgjigje federata e Portugalisë, duke treguar të kundërtë.

“Kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo, në asnjë moment nuk ka kërcënuar se do të largohet nga kombëtarja në Katar. Çdo ditë, Cristiano Ronaldo ndërton një histori unike në shërbim të kombëtares dhe duhet respektuar. Rastësisht, shkalla e përkushtimit të tij u dëshmua sërish në fitoren ndaj Zvicrës, në fazën e 1/16 të Kupës së Botës 2022″, shkruhet në deklaratën e federatës portugeze.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer