Finalja e Kupës së Mbretit që do të zhvillohet nesër në orën 21:30 në Valencia nuk do të ketë në fushë “Topin e Artë”.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Realit, Ancelotti duke shuar përfundimit shpresat e tifozëve për të parë Ronaldon në fushë përballë Barcelonës.

“Nuk do të rrezikojmë me Ronaldon, prandaj ai nuk do të luajë, por ne kemi shumë lojtarë të tjerë cilësorë.

Sigurisht që kemi humbur një lojtar të jashtëzakonshëm, por mungesa e Ronaldos do të jetë motivim për gjithë të tjerët.

Avantazhi i tyre është zotërimi i topit, ndërsa ne do të bëjmë lojën tonë me kualitetin dhe identitetin që kemi.

Në lidhje me rreshtimin dhe formacionin titullar kam vendosur, por nuk do t’i them emrat e lojtarëve” deklaroi ai.

Finalja do të jetë e gjashta mes dy superfuqive të futbollit, bilanci flet në favor të Barcelonës me rezultatin 3-2.

Pas eliminimit nga Champions dhe zbritjes në vendin e tretë në kampionat, Kupa duket se është shansi i fundit për të dalë me trofe për Barcelonën, por Reali vështirë se do të lëshojë, pasi është i etur për trofe.


d.b/shqiptarja.com