/ATSH/. - Cristiano Ronaldo nuk do te largohet nga Real Madrid. Kështu ka thënë menaxheri i portugezit, Jorg Mendes, sipas te cilit, sulmuesi portugez synon të fitoje ende trofe me skuadrën nga Santiago Bernabeu.

"Unë besoj se Cristiano do ta përfundojë karrierën tek Real Madridi. Ai është i lumtur në klub dhe është ende i etur për të arritur më shumë suksese në Madrid", ka deklaruar Mendes për Globo Esporte.

Mendes, i cili ka raporte të shkëlqyera me Ronadon, beson se portugezi është lojtari më i mirë në histori të skuadrës madrilene.