Cristiano Ronaldo nuk është sportisti më i mirë i kontinentit të Evropës.
Kampioni i trefishtë botëror në garat e shpejtësisë Formula 1 Sebastian Vettel është zgjedhur sportisti më i mirë i Evropës për këtë vit, në ceremoninë e 55-të tradicionale të Agjencisë Polake të Lajmeve (PAP).

Në votim kanë marrë pjesë 26 agjenci të lajmeve nga Evropa, në vendin e dytë renditet çiklisti britanik, fituesi i “Tour de France”, Bradley Wiggins, ndërsa i treti atleti britanik me prejardhje somaleze, Mohamed Farah.

Futbollisti spanjoll i Barcelonës, Andres Iniesta, është renditur i pesti, kurse futbollisti portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldos, renditet në vendin e shtatë me 66 vota të marra.


10 sportistët më të mirë të Evropës

1. Sebastian Vettel (Gjermani, Formula 1) - 137 pikë

2. Bradley Ëiggins (Britania e Madhe, çiklizëm) - 130

3. Mohamed Farah (Britania e Madhe, atletikë) - 128

4. Novak Gjokoviq (Serbi, tenis) - 108

5. Andres Iniesta (Spanjë, futboll) - 103

6. Andy Murray (Britania e Madhe, tenis) - 67

7. Cristiano Ronaldo (Portugalia, futboll) - 66

8. Ranomi Kromoëidio (Holandë, not) - 55

9. Roger Federer (Zvicër, tenis) - 50

10. Sebastien Loeb (Francë, Rally) - 47


(d.b/shqiptarja.com)