Ronaldo nuk i trembet Francës
Deschamps: Jemi gati për triumfin

Ronaldo nuk i trembet Francës<br />Deschamps: Jemi gati për triumfin
16 vjet më parë në Rotterdam, Didier Deschamps udhëhoqi Francën si kapiten drejt fitimit të kampionatit europian që ishte i dyti në histori për gjelat. Në 10 Korrik të 2016-tës, tashmë si trajner Deschamps do të kërkojë të përsërisë atë sukses të 16 viteve më parë që këtë herë ndoshta do të kishte akoma edhe më shumë vlerë pasi kompeticioni zhvillohet në Francë.

Përballë bluve do të jetë Portugalia e Fernando Santos. Edhe pse statistikat favorizojnë dukshëm vendin organizator të evenimentit, Deschamps i trembet jo pak Portugalisë dhe pret një ndeshje shumë të ndërlikuar.

“Është gjithmonë e vështirë të fitosh tituj ose më saktë të fitosh trofe. Të arrish te suksesi me skuadrën kombëtare është një mision shumë më tepër i ndërlikuar se të fitosh me klubet, sepse me ekipet përfaqësusese trofetë për t’u fituar janë vetëm 2 dhe për ta realizuar dicka të tillë duhet të luash ndaj skuadrave më të mëdha të Botës.

Ne jemi gati për finalen ndaj Portugalisë dhe duam të fitojmë. Futbollistët e mi ndihen të privilegjuar që mbrëmjen e të Dielës do të zbresin përpara publikut të tyre në Paris me synimin për të fituar trofeun e kampionit të Europës”.

Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo, janë këtë dy futbollistët ku do të ndalen sytë e shumë tifozëve këtë të Dielë në Stade de Francë. “Unë pres shumë nga Griezmann, ai është një lojtar fantastik kështu që edhe në sfidën ndaj Portugalisë do të luajë në pozicionin e tij të preferuar në sulm.

Ai është i aftë të bëjë cdo rol por fakti që po luan aty ku dëshiron e bën më efikas përpara portës. Ronaldo? Ne kemi një plan për ta bllokuar atë. Ai është një nga futbollistët më të mirë në Botë dhe duhet të tregohemi të vëmendshëm me Cristianon pasi mund të na hapë shumë probleme”.
 
Cristiano Ronaldo nuk i trembet Francës
Cristiano Ronaldo nuk i trembet Francës. Super-ylli portugez duket shumë optimist në prag të finales së kampionatit europian. Tre herë fituesi i “Topit të Artë” deklaron se Blutë janë favoritë vetëm sepse ata luajnë në shtëpinë e tyre, por pavarësisht kësaj sulmuesi është i bindur tek suksesi i luzitanëve.

“Personalisht mendoj se Francën e ben favorite fakti që ata luajnë në shtepinë e tyre dhe sigurisht që e gjithë Franca do të bëjë tifo për ta, por pavarësisht kësaj jam i mendimit se në një finale gjithcka mund të ndodhë. Që nga fillimi i këtij turneu asnjë skuadër nuk ka arritur të na mundë, shpresoj që e njëjta gjë t’i ndodhë edhe Francës”, thotë Ronaldo. Sulmuesi duket shumë i motivuar për të udhëhequr skuadrën e tij drejt triumfit.

Ai shtoi se Portugalia i ka të gjitha mundësitë për t’u shpalllur kampione: ”E endërroja sërish të luaja në një finale. Në 2004 ishim shumë pranë, por nuk ia dolëm dot. Kësaj here nuk besoj se do të ndodhë e njëjta gjë.

Unë dhe shokët e mi të skuadrës besojmë se do tja dalim. I kemi të gjitha kapacitetet për ta mundur Francën”. Në fund Cristiano Ronaldo foli dhe për rekordin e thyer, duke arritur Michel Platini, në renditjen e golashënuesve më të mirë: “Është bukur të thyer rekorde, por vetëm kaq. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe e vetmja gjë që dua është të vazhdoj të fitoj”, ka deklaruar Cristiano Ronaldo


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn