Sulmuesi i Juventus ka nxjerrë ne shitje vilën e tij luksove për vlerën e 3.25 milion paund. Ronaldo jetoi në vilën në Cheshire nga 2006 në 2009 për mos u kthyer më. Fituesi i 5 topave të artë është përfolur shumë për një rikthim të portugezit Cristiano Ronaldo në ish-klubin e tij Manchester United. Por Cristiano ka vendosur të shesë shtëpinë në Manchester për shifrën e 3.25 milion paund.
Shtëpia luksove e Ronaldos ka 5 dhoma gjumi, pishinë, palestër, kinema, vaskë të nxehtë, dhomë për video-lojëra, dhomë avulli. Ronaldo e bleu shtëpinë në vitin 2006 në zonën e Cheshire me vlerën 3.85 milion paund, por që nga viti 2009 ai nuk jeton më aty. Portugezi u transferua nga Sporting Lisbon tek Manchester United për të kaluar 6 vite në gadishullin Britanik, nga viti 2003 deri në 2009 duke kaluar më pas tek Real Madrid deri në verën e këtij viti për të vazhduar në Itali tek Juventus, aty dhe ku luan momentalisht.
Komente

