Tifozët e Gjermanisë kanë një kërkesë të veçantë për trajnerin, Joachim Lov përpos fitimit të kupës së Botës. Tifozët i janë drejtuar trajnerit duke kërkuar që Kose të aktivizohet në ndeshjen me SHBA nga minuta e parë me qëllim që të thyejë rekordin e fenomenit Ronaldo me 15 gola në kampionatin botëror.

"Duam që rekordi të jetë vetëm i joni dhe në histori të jetë vetëm një gjerman. Ky është momenti më i mirë që Klose ta bëjë këtë" thonë tifozët. Klose ka barazuar rekordin e Ronaldos me 15 gola të shënuar, ndërsa edhe një gol në ndeshjet e mbetura do ta ngjiste atë në krye të listës në një rekord që vështirë që të thyhet lehtë.

Pendohet Alonso: Nuk largohem
Ndërsa më parë u fol për një largim nga kombëtarja spanjolle, Alonso është penduar duke deklaruar se nuk po e mendon një gjë të tillë për momentin.

“Nuk dua ta prek atë temë për momentin. Unë ende nuk jam në atë fazë kur dua të vendos. Dua të mbyll Kupën e Botës, të shkoj në pushime, të shkëputem pak dhe më pas t’i marr gjërat me radhë”, u shpreh Alonso.

Ronaldo: Nuk jemi për titull
Pas barazimit në ndeshjen me SHBA, Ronaldo është realist kur deklaron se Portugalia nuk ka shanse për të kaluar grupin. “Jemi një ekip mesatar, do të gënjeja nëse do të thosha se do të ishim pretendentë për titullin. Kemi pasur shumë mungesa ndeshjet e fundit, si Pepe, Coentrao apo Postiga.

Në asnjë moment nuk kam menduar se mund të bëhemi kampionë bote, duhet të jemi modestë dhe ta dimë nivelin tonë. Nuk jam hipokrit, asnjëherë nuk kam menduar se mund ta fitojmë turneun” tha ai. Pas një pikë në dy ndeshje, Portugalisë i duhet një mrekulli për të kaluar grupin.



d.b.shqiptarja.com