Cristiano Ronaldo mendon se tamponi ndaj Covid është një budallallëk.
Pak orë përpara ndeshjes me barcelonën dhe me rivalin e tij Mesi, Ronaldo rezultoi përsëri pozitiv. Zhgënjimin e shprehu në një votim në Instagram ku tha se tamponi është një budallallëk i madh. Por e menjëhershme ka qenë replika me doza ironie e virologut të njohur italian Buroini, i cili i uroi Ronaldos mire se ardhjen në mesin e virologëve, dhe e ftoi atë ti bashkohej skuadrës së kalcetos për të zhvillluar një ndeshje me okulistët.
Ronaldo tregoi në postim të gjithë nervozizmin pasi prej ditësh qëndron i izoluar dhe tamponet kanë dalë pozitiv.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Por kjo nuk është polemika e vetme, Ronaldo pak ditë më parë u përplas edhe me ministrin e sportit Spadafora i cili e akuzoi portugezin se kishte thyer karantinën dhe e quajti atë arrogant.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)