Ronaldo s'luan, Martino kërkon
t’u përgjigjet dënimeve me fitore

Trajneri i Realit të Madridit, Ancelotti ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Real Sociedad. “Me Ronaldon vendosëm që të pushojë sepse është i lodhur dhe kështu duhet të shmangim çdo rrezik të mundshëm. Kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe duhet të jetë gati dhe më i freskët për të martën’ deklaroi italiani.

Ndërsa përsa i përket ndeshjes së të shtunës, Anceloti tha se “Sociedad është një skuadër e komplikuar dhe e rrezikshme. Duhet të luajmë me intensitet dhe të japim maksimumin për të fituar”.  Ndërsa në kampin katalanas vazhdojnë që të kërkojnë autorin e sulmit për dënimin nga FIFA. Në këtë histori është përfshirë edhe trajneri Martino.

“Nëse filloni të mendoni për konspiracione është e vështirë të punosh në futboll. Është e vërtetë se ka shumë komente për këtë, por shpresoj se shumica prej tyre s'janë të vërteta.  Ajo që duhet të bëjmë është të fokusohemi në atë që qëndron para nesh. Na mbeten edhe 12 ndeshje të tjera, dhe kemi mundësi të bëjmë mirë në tre kompeticione” tha ai.

Për ndeshjen e radhës në kampionat ka folur edhe trajneri i ekipit kryesues, Simeone. “Do të përpiqemi të fitojmë edhe ndaj Villareal-it për të ruajtur kreun. Ata kanë një skuadër të rrezikshme sidomos në sulm, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm” deklaroi trajneri i Atletikos.



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë u konfliktuan me një shtetas në Burrel! Polici në Berat u aksidentua teksa ishte në gjendje të dehur

AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë u konfliktuan me një shtetas në Burrel! Polici në Berat u aksidentua teksa ishte në gjendje të dehur