Pas letrës së yllit të Realit për lirimin nga akuza të Roland Gjokës janë rrëzuar akuzat e “cënimit të rendit publik”, që shmang mundësinë për të përfunduar në burg; dhe “shkelje të pronës”, që shmang heqjen e kartës së studentit ndërkombëtar në Universitetin e Majemit.
Ronaldo ka bindur prokurorin federal të Floridës për të rrëzuar dy aktakuza ndaj tifozit shqiptar Roland Gjoka. Gjesti në fjalë i kushtoi 20-vjeçarit shqiptar një natë në burg dhe akuza të shumta.
Gjoka: Gjithçka që doja ishte të takoja Ronaldon, më premtoi bluzën
E kam ndjekur Ronaldon para se të ishte i famshëm. Gjithçka që doja ishte të takoja Ronaldon dhe ia dola. Kalova dy ditë në burg, por besoj se ia ka vlejtur. Nuk prisja që të fitoja kaq shumë popullaritet. I thashë Ronaldos që të kam ndjekur që kur ishte adoleshent, kur nuk ishe i famshëm. Më ke dhënë forcë të kaloj momente të vështira pasi jam rritur vetëm me nënën ashtu si ty”.
Letra e plotë e Ronaldos: Lirojeni nga akuzat
Emri im është Cristiano Ronaldo dhe unë luaj futboll për Real Madridin. Muajin e kaluar kur një tifoz hyri në fushë. Emri i tij është Roland Gjoka, një student i ri kolegji. Ne u përqafuam dhe folëm për disa çaste, derisa sigurimi arriti për ta larguar atë larg fushës. Ai në asnjë mënyrë nuk ishte agresiv ose i dhunshëm.
Veç kësaj, ai në asnjë mënyrë nuk i rezistoi sigurimit ose policisë. Siç e kam kuptuar, ai tani e din për gabimin e tij dhe rëndësinë e sigurimit. Ai gjithashtu është një djalosh i ri, gati 20 vjeçar, pa baba dhe që u rrit nga nëna e tij. Ai vijon mësimet në kolegjin e Palm Beach County në Floridë dhe është student me vizë si student ndërkombëtar. Jam i brengosur sepse e kuptoj se ai mund të përballet me problemet e mundshme të imigrimit dhe të kolegjit nëse këto akuza kriminale kundër tij nuk largohen.
Ai iu dorëzua sigurimit dhe policisë së stadiumit dhe qëndroi një ditë e gjysmë në burg. Me sa duket të hënën është bërë një deklaratë në gjyq dhe edhe pse ai u paraqit me avokatin e tij dhe kërkoi që të largoheshin akuzat, ju nuk e lejuat këtë. E kuptoj pozitën tuaj dhe rëndësinë për të zbatuar rregullat dhe ligjet.
Sidoqoftë, e respektoj kërkesën që ju dhe zyra juaj ta rishikoni vendimin dhe të largoni dy akuzat kriminale që përballet djaloshi i ri. Nuk dua që ai të përballet me dënimet kriminale për këtë gabim. Shihet se ai ka një të ardhme të ndritur dhe nuk dua që ajo e ardhme të ndikohet nga gabimi në gjykim. Ju falënderoj. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni që të më thërrisni drejtpërdrejt mua në çdo kohë’.
d.b/shqiptarja.com
