Ronaldo s’mjafton, Juventus jashtë Champions

Ronaldo s’mjafton, Juventus jashtë Champions

Juventus ka mbetur jashtë Champions League. Dobieta e Cristiano Ronaldos nuk i mjaftuan që zonja e vjetër të bënte përmbysjen e madhe. Rezultati i të dyja sfidave është 2-2, por në fazën tjetër kalon Lyon, për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare. Serinë e golave e hapën francezët me Depay, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Cristiano Ronaldo ktheu baraspeshën për italianët dy minuta nga fundi i pjesës së parë, po nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në minutën e 60′, ai kaloi në avantazh Juventus me një predhë nga jashtë zonë, por që nuk mjaftoi për të prerë një biletë për fazën tjetër.

Në sfidën tjetër mes Mancester City dhe Real Madrid, kalojnë anglezët, të cilët 2-1. Për qytetarët shënoi Sterling dy herë, ndërsa golin e vetëm për madrilenët e shënoi Benzema. Skuadra e Pep Guardiolës ishte më komode, edhe për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Ndërkohë rezultati i përgjithshëm të dyja sfidave është 4-2 për të besuarit e Guardiolës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu