Në një intervistë për “La Politica del Pallone” ish-presidenti i Interit Massimo Moratti ka folur për shumë tema rreyh klubizt zikaltër, por fillimisht u ndal te çështja nëse duhet apo njo të rinisë Seria A.
“Sinqerisht, të isha unë që vendosja, do të përpiqesha të mbroja atletët dhe do të synoja menjëherë te kampionati i ardhshëm. Është e mundur të gjendet edhe një akord ekonomik me televizionet, por përfundimi i kampionatit që ka nisur më duket diçka e kotë dhe e forcuar. E konsideroj virusin ende diçka serioze, duhet të bëjmë kujdes.
Nga pikëpamja sportive, më pas, po krijojmë një përbindësh: 20 ndeshje brenda një muaji do të vendosnin në rrezik edhe kampionatin e ardhshëm, ka mundësi të larta që shumë lojtarë të dëmtohen. Dhe futbollistët, nëse do të infektoheshin, rrezikojnë ta përcjellin virusin në familjet e tyre dhe ndoshta të prekin persona të moshuar e delicate. Ceferin po nxiton për të përfunduar sezonin, por më duket një qëndrim absolutisht i gabuar”.
Moratti më pas u ndal në temën Mourinho apo Conte: “Jep shpirtin në gjithçka që bën. Kam shpresa të mëdha tek ai. Ngjashmëri me Zhoze Murinjon? Janë dy profesionistë seriozë që japin shumë dhe me intensitet të madh. Besojnë 100% në atë që bëjnë”.
Elozhe edhe për presidentin aktual Stiven Zhang, i cilësuar nga Morati “një djalosh i ndjeshëm dhe inteligjent, që është përballur me situatën me shumë seriozitet dhe ndjenjë përgjegjshmërie. A më mungon bota e futbollit? Më mungon adrenalina, që në futboll është gjithmonë konstante. Më mungon shumë dialogu me të tjerët, mundësi që e kam edhe tani, por më përpara nga ana ime ekzistonte një mundësi për ta shpërblyer. Diçka që tani nuk mund të bëj, as në një klub tjetër: jo se nuk ka pasur mundësi të tjera, por nuk do të më pëlqente”.
Ish-presidenti i zikaltërve u ndal edhe te maerkato: “Lautaro? Do të varet shumë nga ai. Lexoj që Barça po bën disa oferta marramendëse të cilave është vështirë t’u thuash ‘jo’. Tonali? Është i zoti, por me karakteristikat e tij kemi Sensin”.
Nga e kaluara konfirmohet pengu Kristiano Ronaldo: “Ma kishte sugjeruar Suarez, por kushtonte shumë”. Tregon edhe se i kishte këshilluar Erik Tohirit të merrte Paulo Dibalën në kohët e Palermos: “Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka gjithçka për të fituar zemrat e tifozëve”.