Ronaldo do të vazhdojë kontratën me ekipin e Realit të Madridit deri në 2017, por tanimë me një kontratë të re, e cila arrin shifrën e 15 milionë eurove.

Drejtuesit e ekipit të Realit me në krye presidentin Florentino Perez kanë gati kontratën e re që do ti paraqesin potugezit.

Në rritjen prej 5 milionë euro nuk përfshihen bonuset që do të përfitojë luzitani i madrilenëve.

Sipas marrëveshjes së re ish-lojtari i Manchester United do të pozicionohet në vendin e dytë të renditjes së futbollistëve më të paguar në botë,

përpara sulmuesit të PSG-së, Zlatan Ibrahimoviq, i cili fiton 14.5 milionë euro në vit, por ende do të jetë pas Samuel Eto'o të Anzhit, i cili fiton 20 milionë euro në vit.

(d.b/shqiptarja.com)