Ronela bashkon forcat me këngëtarët!

Ronela bashkon forcat me këngëtarët!
Këngëtarja Ronela Hajati përmes “Instagram” ka treguar se një projekt po vjen, ndërsa nuk ka dashur të komentojë më shumë se për çfarë bëhet fjalë.

Përmes një fotografie të publikuar së bashku me Ardian Bujupin, Samanta Karavellan e Ardi Selimin të bën të dyshosh se po përgatisin një bashkëpunim muzikor.

Gjithçka që shihet në foto janë katër këngëtarë të bashkuar siç nuk ndodh rëndom, ndërsa besohet se ata do të sjellin ndonjë bashkëpunim artistik.

Kujtojmë se menaxheri i Bujupit pak kohë më përpara pati theksuar që këngëtari që ai ka nën menaxhim nuk ka ndërmend ndonjë bashkëpunim me këngëtarët shqiptarë.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në