Këngëtarja Ronela Hajati e cila ka nisur garën përkrah shumë kolegëve të saj këngëtarë, për çmimin e madh në “Kënga Magjike”, këto ditë është e lumturuar.

Lumturinë asaj duket se ia kanë shtuar fansat të cilët e kanë përkrahur shumë përmes klikimeve në ‘You tube’.

Kënga e Ronelës deri tani është kënga më e klikuar duke triumfuar përballë të gjitha këngëve pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

E kjo gjë nuk ka mundur të kalojë pa u vërejtur edhe nga vetë këngëtarja e cila përmes faqes së saj zyrtare në “Facebook" ka falenderuar të gjithë ata që po e pëlqejnë këngën e saj.

“Kënga më e klikuar në ‘Kënga Magjike’... Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, kishte shkruar ajo.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)