Rosela emocionon Arvizun me zërin e saj,
Juli dhe Floriana foto në Facebook

Rosela emocionon Arvizun me zërin e saj,<br />Juli dhe Floriana foto në Facebook
Në festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që ambasadori Aleksandër Arvizu mbajti në Tiranë mes shumë emrave të njohur të politikës, të ftuar ishin edhe shumë artistë e njerëz të medias.

Në këtë festë këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu ka kënduar himnin e Amerikës, e me zërin e saj këtë herë duket se ka emocinuar edhe Arvizun,  të cilin pas kaq vitesh qëndrim në Shqipëri e kemi parë shpesh të shijojë muzikën shqiptare. 



Ndërkohë mes shumë artistëve që kanë qenë prezentë në këtë festë, Julian Deda dhe Floriana Garo kanë postuar foto në Facebook.

Juli duket i kënaqur që i ka kthyer vizitën e bërë në apartamentin 2XL Arvizusë.



Ndërsa për Florianën mund të themi se edhe në këtë event nuk i  ka munguar sharmi, që ia theksonte më shumë fustani i kuq që kishte zgjedhur për këtë rast. 



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”


Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

14/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin