Në mediat spanjolle është duke qakulluar një lajm pothuajse i pabesueshëm. Sipas gazetës 'Sport.es' afër katalanase Iker Casillas do të jetë përforcimi i radhës i ekipit të Barcelonës. Lëvizja pothuajse duket e pamundur kur mendon rivalitetin e ashpër mes dy ekipeve.

Por në histori janë tashmë të njohura lëvizjet e bujshme mes dy ekipeve, ku në vendin e parë qëndron kalimi i Luies Figos, i cili braktisi Barcelonën për t'ju bashkuar madrilenëve. Në aspektin e fakteve që e bëjnë të mudnur kalimin , gazeta katalanase vendos në plan të parë marrëdhëniet e Murinjos me Casillas, të cilat janë shumë të ndërlikuara edicionin e fundit dhe largimin e Valdes.

Nëse Murinjo do të vendosë që të qëndrrojë në Madrid edhe për edicionin e ardhshëm, atëherë Presidenti Perez duhet që të vendosë se cilin do të zgjedh mes Iker Casillas dhe trajnerit Jose Murinjo. Barcelona e kërkon një hakamrrje të tillë për atë që Perez i ka bërë në vitin 2000 me Figon, por presidenti i 'Galaktikëve' duket se mes dy figurave do të zgjedhë Casillas, pasi edhe tifozeria e bardhë dhe bordi drejtues do të përcahej nëse Casillas do të largohej dhe më shumë të shkonte te rivali më i ashpër si Barcelona.


Dylber Balla