Presidenti i Barcelonës Sandro Rosell gjatë një interviste për mediat spanjolle ka folur për shumë cështje aktuale duke filluar nga fituesi i "Topit të Artë", cështja Ramos dhe deri te Neymar. Përsa i përket fituesit të "Topit të Artë", Rosell ka deklaruar se do të dëshironte që të shihte fitues të këtij trofeu prestigjoz dy futbollistë blaugranë.
Mesi dhe Iniesta kanë zhvilluar një edicion fantastik në rang klubesh dhe përfaqësuesesh. Sakaq, transferimi i brazilianit Neymar ka zënë pjesën më të madhe të intervistës, njëshi i klubit të Barcelonës ka shprehur edhe njëherë dëshirën e tij publikisht për të parë me Barcelonën fantazistin gjatë merkatos së dimrit. "Neymar është një futbollist fantastik, i aftë të bëjë gjithcka. Tifozët e duan shumë një transferim të tillë, jam optimist që do të realizojmë lëvizjen" shprehet Rosell.
Në fund të nuk ka lënë jashtë diskutimit edhe problemet e mbrojtësit Sergio Ramos me teknikun portugez, Hose Murinjo duke lënë të hapur mundësinë për një transferim te Barcelona në të ardhmen."Në futboll kurrë nuk mund të thuhet kurrë, nuk e përjashtoj mundësinë që një ditë Ramos të veshë fanellën e Barcelonës" përfundon Rosell.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com