Mungesa e tregut dhe çmimi jo i leverdishëm i rrushit në Kuman të Roskovecit ka bërë që numri i kultivuesve të vreshtave të përgjysmohet.
“Sipërfaqet kanë ardhur duke rënë për shkak të emigrimit, kushteve të bujqësisë, se varet edhe nga mundësitë”, thotë një fermer.
Shumë prej tyre i kanë kthyer tokat në ullishte.
“Janë pakësuar se edhe njerëzit iu futën ullirit. Ka fermerë që i kanë prishur vreshtat dhe i mbollën ullinj. Të shohim nga ulliri mos na del ndonjë rezultat i mirë”, thotë një fermer tjetër.
Kultivuesit e paktë që kanë mbetur kanë pohuar se tregun e kanë siguruar me shoqërinë e tyre.
“Rrushi paraqitet në gjendje shumë të mirë, siç ka qenë vit për vit. Po edhe çmimi siç ka qenë me 60 lekë. Gjysmën e bëjmë, raki, gjysmën verë dhe pjesën tjetër e sheshim”, shprehet një tjetër fermer.
Çmimi prej 60 lekë për kilogram nuk arrin të mbulojë kostot, ndërsa kërkojnë dhe një pikë grumbullimi në zonë.
“Po të bësh krahasimet me pesticidet dhe spërkatjet që i bën, duhej të ishte më i shtrenjtë rrushi. Se janë rritu shumë, e pakta do 8 spërkatje në vit”, vijon një fermer.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Bujqësisë në Fier, në Njësinë Administrative Kuman ka 26.6 ha të kultivuara me vreshta, ndërsa prodhimi vjetor arrin në 372 tonë. Para viteve ’90, në këtë zonë sipërfaqet e mbjella me vreshta zinin një pjesë të konsiderueshme të territorit, ndërsa sot kjo traditë po shkon drejt shuarjes.
-
MBAJINI VRESHTAT....RRUSHI KA VLERA....TANI NE VERE SHTOHEN TURISTET....PO NGELI E BEN VERE DHE RAKI....
Përgjigju -
Me gjith këtë prodhim rrushi është e turpshme dhe skandaloze që nuk bëhet verë por në lokale tregtohet verë e prodhuar me kimike.
Përgjigju -
Pse nuk e beni raki?
Përgjigju-
Levizni per te gjetur treg sepse trentasette ambulant ju mashtrojne , jeni bizesmen te pa varur mos prisni qe tju vije shteti te dera por duhet ju te shkoni .Jemi ne kapitalizem
-
po pra bejeni raki dhe pijeni. a e pini dot?
-











Komente
Komento