Pamjet që sjell korrespondentja e Report TV, Marsela Topi, tregojnë momentet pas përfundimit të operacionit në Roskovec. Në video shihet automjeti ku ishte ngujuar 35-vjeçari, me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s.

Operacioni përfundoi pasi 35-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes, vrau veten. Zona vijon të mbahet e rrethuar, ndërsa priten veprimet e grupit hetimor dhe ekspertëve për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Roskovec/ Dështojnë 7 orë negociata me RENEA, vret veten Refit Buzi! Në mëngjes vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Liroi pas disa orësh pengmarrje ish bashkëshorten (EMRAT+VIDEO)