Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit.
Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me drapër këtë të fundit.
I lënduari Enver Gremaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori Bledar Bakaj u arrestua vetëm gjysmë ore pas ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
"Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.
Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.
Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Race muti, shiko Zegjinen shiko dajon!!!
Përgjigju -
Ta bojme minister rendi!!
Përgjigju









Komente
Komento