Roskovec, rruga e fshatit Arapaj e
shkatërruar, banorët:Duhet ndërhyrje

Roskovec, rruga e fshatit Arapaj e<br />shkatërruar, banorët:Duhet ndërhyrje
Është vetëm tre kilometra rrugë, por për  banorët dhe për drejtuesit e mjeteve është kthyer në një makth të vërtetë.

Bëhet fjalë për rrugën e fshatit Arapaj të bashkisë së Roskovecit.

Banorët deklarojnë se mungesa e rrugës u ka sjellë atyre edhe dëme të shumta ekonomikë, pasi prodhimet bujqësore u ngelin në shtëpi, nga pamundësia për t’i nxjerrë në treg për shitje.

"Ne nuk dalim dot në treg për të shitur produktet tona. Shoferët nuk vijnë fare në zonë sepse rruga është shumë e dëmtuar” tha një banor. Një tjetër u shpreh se, “Problemi i rrugës tonë është se në kohën e votimeve ne do ta bllokojmë rrugën tërësisht”. Një tjetër theksoi se, “Nuk i shesim dot ato që prodhojmë. Kemi shumë dëme pasi prodhimet na mbesin në shtëpi”. Një tjetër tha se, ‘E kemi ngritur zërin shumë herë dhe askush nuk na ka ndihmuar. Shteti na ka lënë në harresë. Rruga është skëterrë”.

Nga ana tjetër, bashkia e Roskovecit deklaron se me buxhetin e saj është i pamundur rikonstruksioni i kësaj rruge dhe se për këtë nevojitet një investim nga shteti.

rruga roskovec

rruga roskovec

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump