“Nuk e di se çfarë do të ndodh me këmbën time! Unë kisha lënë çdo gjë për të qenë pjesë e këtij formati. Çdo pyetje që më bëni do ta merrni përgjigjen sonte”, kështu shkruan Rozi në rrjetin social “Instagram” e cila vetëm pak orë para spektaklit tregon se është më e fortë se kurrë.
Për të qenë pjesë e kësaj gare deri në fund, Rozi ka zgjedhur të mos e lërë vetëm partnerin, por të gjej një zgjidhje e cila duket se ka befasuar edhe stafin organizativ, duke ngjit në skenë përkrah Sabriut miken e saj më të mirë.
Edhe pse nuk ndihet mirë dhe ecën me paterica, është e bindur që garën do e vazhdojë si një konkurrente e denjë deri në fund. Kujtojmë se Rozi pati një dëmtim serioz në këmbë, por nën kujdesin intensive të mjekëve ajo do ti rikthehet garës të hënën që vjen.
Ndryshe nga javët e kaluara, spektakli “Dance With me” ka zgjedhur një formë mjaft interesante për ta bërë edhe më atraktive këtë natë! Zëvendësimi i panelit të jurisë me tre gra të burgosura, të cilat befasuan edhe publikun, por edhe emrat e njohur të artit shqiptar.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)