Artisja e ka bërë publik urimin ku ka treguar gjithashtu edhe buqetën me lule që ajo i ka dërguar motrës.
‘’Ti je nëna që më mungon. Pa ty jeta do ishte e zbrazët. Je njeriu që mezi pres t’i tregoj ҫdo gjë timen. Ndonjëherë të shoh shumë rrallë dhe më merr malli për netët në divanin e shtëpisë sonë. A të kujtohet? Faleminderit që më lexoje kur isha e vogël, faleminderit që më fshije hundët kur isha e vogël, faleminderit që kujdesesh për mua. Ne ruajmë kujtime e dhimbje që askush nuk i di. Përgjithmonë bashkë” ky është urimi i Rozanës për motrën.
Pas këtij shënimi, Andeta shkruan: “…dhe buqeta e motrës nuk mungon asnjëherë. Po pse mi Rozana Radi, edhe sot do më bësh të qaj? Ne rrallë e shprehim dashurinë, nuk rrimë duke u puthur gjithë ditën, por jemi si ata siamezet që s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin.”
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com