Rozana Radi kritikon këngëtarët: Po i bëni tekstet 'sallatë'!

Rozana Radi kritikon këngëtarët: Po i bëni tekstet 'sallatë'!

Rozana Radi

Rozana Radi ka kritikuar këngëtarët shqiptarë të cilët përdorin çfarëdolloj dialekti në këngët baladë të tyre.

Sipas saj kur niset një këngë letrarshe, duhet të vzhdojë letrarshe, nëse këndohet në gegnisht duhet të vazhdojë po në atë mënyrë, pasi këngës i prishet kuptimi dhe bukuria.

Këngëtarët janë duke i shakatërruar këngët sipas Rozanës.

Pas postimeve në profilin e saj, mediat kanë vazhduar të komentojnë reagimin e saj ndaj këngëtarëve dhe përsëri ka reaguar me anë të një videoje.

Ajo ka thënë se të gjithë mediat e komentuesit duhet ta lexojnë komentin deri në fund dhe passtaj të shfaqin mendimin e tyre, pasi janë keqkuptuar.

"Si ta shkaterrojme kengen tone ! Dy fjale per autorin dhe interpretuesin e kenges. Nje kengetar/è qe se di se cfar kendon ne kenge eshte nje kengetarè/e pa identitet. Nje tekstshkrues qe ja ben tekstin “sallate “ eshte nje diletant/e qe i interesojne veten ato pak para qe ka marre.Me pak fjale te dy “ja keni fut vetes “
Dhe ate jo ne Gegnishte te paster po zhargon..... Ndiqni keshillat me lart",
tha këngëtarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim