Rozana Radi në “Rrugë të mbarë”

Rozana Radi në “Rrugë të mbarë”
Kohëve të fundit është përfolur për karrierën e këngëtares së njohur Rozana Radi, për të cilën është thënë se i ka dhënë fund këngës.

Ndonëse me të dëgjuar këto zëra këngëtarja ka reaguar duke hedhur poshtë çdo spekulim që iu është bërë për karrierën muzikore.

Në fakt është e vërtetë që Rozi kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në skenë, mbase kjo ka shtyrë që edhe të flitet për largimin nga kënga.

rozana radi

Rozi pas një pauze që i ka bërë vetes thotë se do të rikthehet fuqishëm këtë të diel në festivalin “Kënga Magjike” pjesë e së cilës ishte edhe në vitin 2012.

Në këtë festival ajo do të paraqitet me këngën “Rrugë të mbarë”.

Si duket Rozi ka një mendim të mirë për këtë festival, prandaj edhe po bëhet pjesë e tij.

“Dua që të ju kumtoj se zërat që po qarkullojnë në opinion se unë paskam braktisur këngën janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë. Unë brenda një kohë të shkurtër nuk kam qenë aktive në skenë me ndonjë projekt të ri, por tani ( sot) do të prezantohem në festivalin më të mirë ‘Kënga Magjike’. Adhurues të mi ju bëjë të ditur se asnjëherë nuk do të ndahem nga kënga sepse është pasioni i shpirtit tim”, ka thënë ajo për mediat kosovare.

Rozana në “Kënga Magjike 2012” u paraqit me këngën “Ti s’ke zemër”, e cila rezultoi me mjaft sukses.

Ajo shpreson që edhe kënga që do ta prezantoj këtë vit në “Kënga Magjike” të mirëpritet nga publiku.

Pas “Këngës Magjike” Rozi do të sjellë edhe një projekt tjetër, por kësaj radhe do të jetë një duet për të cilën ajo nuk preferon të zbuloj më shumë.

“Ajo që mund t’iu them tani për tani është se jam duke përgatitur një duet dhe në momentin që puna të finalizohet do të flas më hapur”, shprehet në fund Rozi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve