Rozana Radi është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Prej kohësh ajo është në një lidhje të konsoliduar, dhe e ftuar nëpër emisione këngëtarja ka bërë të ditur që bashkëjeton prej 5 vitesh me partnerin e saj.

Ditën e sotme ka marrë edhe propozimin për martesëCapri, të cilin e bëri publik me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale. Por kush është djali që i rrëmbeu zemrën artistes e cila dukej një natyrë shumë mosbindëse dhe kokëfortë?!

Ai është Shpëtim Karakushi, officer i policisë gjyqësore. Dyshja janë shfaqur për herë të parë publikisht në momentin që Rozana rrëmbeu kupën në spektaklin “Kënga magjike”.

Vetë këngëtarja ka preferuar ta mbajë partnerin larg vëmendjes së kamerave, duke mos publikuar asnjë foto me të në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Pas 5 vitesh lidhje, Rozana Radi merr propozimin magjik në ishullin Capri (Foto)


206/2