Rozana Radi u fejua, por kush është polici që i rrëmbeu zemrën këngëtares (Foto)

Rozana Radi u fejua, por kush është polici që i rrëmbeu zemrën këngëtares (Foto)

Rozana Radi është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Prej kohësh ajo është në një lidhje të konsoliduar, dhe e ftuar nëpër emisione këngëtarja ka bërë të ditur që bashkëjeton prej 5 vitesh me partnerin e saj.

Ditën e sotme ka marrë edhe propozimin për martesë në Capri, të cilin e bëri publik me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale. Por kush është djali që i rrëmbeu zemrën artistes e cila dukej një natyrë shumë mosbindëse dhe kokëfortë?!

Ai është Shpëtim Karakushi, officer i policisë gjyqësore. Dyshja janë shfaqur për herë të parë publikisht në momentin që Rozana rrëmbeu kupën në spektaklin “Kënga magjike”.

Këngëtarja Rozana Radi dhe i dashuri i saj Shpëtim Karakushi

Vetë këngëtarja ka preferuar ta mbajë partnerin larg vëmendjes së kamerave, duke mos publikuar asnjë foto me të në rrjetet sociale.

Këngëtarja Rozana Radi dhe partneri i saj, Shpëtim Karakushi


Lajmi kryesor:

Pas 5 vitesh lidhje, Rozana Radi merr propozimin magjik në ishullin Capri (Foto)


34/2
//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore