Rozana Vs Rezarta: Lufta vazhdon, do apeloj vendimin

Rozana Vs Rezarta: Lufta vazhdon, do apeloj vendimin
Pas kthimit të saj nga Italia, këngëtarja Rozana Radi, është njohur me vendimin e Gjykatës së Faktit, e cila shpalli të enjten të pafajshme këngëtaren, Rezarta Shkurta. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Rozana ka pohuar se, do ta apelj vendimin e Gjykatës. “sapo mbërrita nga Italia. Uau paskan ndodh gjithë këto gjëra.... A.. mos harroni nesër në portin e Durrësit një mbrëmje madhështore. Maratona e këngës me këngëtarët më të mirë nga Shqipëria e Kosova. Diskoteka verore ku do të ketë muzikë ritmike e të gjitha rrymave deri në orët e para të mëngjesit. Tenda të mrekullueshme për të gjithë, ju që jeni të dhënë pas ushqimeve në grill dhe birrë pa fund. Ndërkohë dhe xhirimet e videoklipit. Ups harrova për punën e gjygjit. Sonte në mëngjes në Gjykatën e Apelit, për të apeluar këtë vendim. Dhe shhh mua më pret një verë shumë e angazhuar. Ndaj merrni frymë thellë njerëz dhe kujdesuni nga njerëzit të cilëve buzëqeshja i’a prish fytyrën. Ju duaaa”, kështë është shprehur Rozi. Pasi u shpall e pafajshme, Rezarta Shkurta ka pohuar se do ti drejtohet gjykatës, për prishje të imazhit public të saj. “ Unë nuk do ta lë me kaq e dashur Rozanë, po ta them publikisht – do të të hedh në gjyq për faktin që u mundove të hedhesh baltë në imazhin tim. Uroj të jesh në gjendje ta paguash dëmshpërblimin”, është shprehur Rezarta. Tashmë ngelet në dorë të drejtësisë shqiptare, për të vendosur se cila do ta fitojë këtë duel, por deri tani një gjë është e sigurt, që lufta mes tyre është ende e hapur dhe asnjëra nuk lëshon pe..Ne të THASH&THEM, urojmë që kjo çështje të zgjidhet se më shpejt dhe pse jo të kemi një pajtim mes dy ish-mikeve.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore