Rrëfehet 'viktima', jeta për një të
varur ndaj seksit është e vështirë

Rrëfehet 'viktima', jeta për një të<br />varur ndaj seksit është e vështirë
Shumë njerëz nuk e besojnë se ekziston diçka e tillë si varësia ndaj seksit, madje një pjesë e mirë nuk do ta kishin problem të lidheshin me partnerë që vuajnë nga një varësi e tillë.

Por për dikë që është e varur vërtet nga seksi, jeta nuk është shumë e lehtë.

Duke u rrëfyer për Gold Coast Bulletin, një australiane e varur nga seksi thotë: “Njëherë bëra seks me dy djem, përpara se të shkoja një djalë tjetër, me të cilin kisha lënë takim”.

“Njëherë u bë lëmsh puna pasi duhej të takoja tre meshkuj me të njëjtin emër, brenda të njëjtës javë”.

Disa shkencëtarë thonë se nuk ekziston diçka e tillë, por ky është thjesht një justifikim për mospërmbajtjen.

Por gruaja vazhdon rrëfimin: “Takohem me meshkuj vetëm për të bërë seks. As nuk u duhet që të më nxjerrin për darkë përpara”. Ajo shpjegon se kur është në punë, me vete merr një vibrator dhe shpesh shkon në banjë dhe kënaq veten.

Tek e fundit ajo thotë se nuk është gjë e keqe, sa kohë nuk është në një lidhje monogame.

Disa yje që mendohet se vuajnë nga kjo varësi janë Michael Douglas. Ai u shtrua në klinikë për këtë çështje. Edhe aktori amerikan David Duchovny thotë se ka qenë i varur ndaj seksit, derisa iu nënshtrua trajtimit.

Golfisti Tiger Woods raportohet se është shtruar në një klinikë të tillë për të trajtuar problemin e varësisë ndaj seksit.
varesi ndaj seksit
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma