Rrëfehet aktorja Lawrence
  Jam rritur me minjtë

Rrëfehet aktorja Lawrence<br />  Jam rritur me minjtë
Protagonistja e filmit “Hunger Games”, Jennife Lawrence, ka rrëfyer se në apartamentin në Nju Jork ku ajo jetonte ishte e rrethuar nga minjtë derisa në moshën 14-vjeçare vendosi të largohej për të nisur karrierën e saj si aktore.

“Jam rritur e rrethuar me minj dhe ka qenë një kohë shumë e vështirë për mua. Arrita deri në ata pikë sa sinqerisht ndaja ushqimin tim me minjtë. Nuk kisha asnjë kokërr leku. Pra nëse miu kishte ngrënë bukën time, në fillim më neveritej dhe e hidhja të gjithë bukën por më vonë unë thjesht hiqja atë pjesën ku miu kishte ngrënë dhe e haja, " ka rrëfyer ajo.

Bukuroshja 25-vjeçare ka thene gjithashtu se edhe pse në fillim i kishte neveri ato krijesa, më pas u dëshpërua kur iu desh t'i linte për të vazhduar rrugën e saj të gjatë në kinematografi.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë