Rrëfimi i ndjerë i Albanos: Kur ia dola
unë, një copë student nga Saranda...

Rrëfimi i ndjerë i Albanos: Kur ia dola<br />unë, një copë student nga Saranda...
Shumë i ndjerë dhe frymëzues ka qenë statusi i publikuar nga Albano Bogdo në Facebook. Aktori i humorit ka vendosur të ndajë një ‘sekret’ me 100 mijë ndjekësit e tij, duke i dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm në fund, që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre.
 
“Po ju them një sekret. Para 5 vjetesh nuk më njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në fb kisha 120 friendsa dhe femrat nuk ma pranonin friend requestin (as shoqet e klasës biles). Punoja kamarier ose banakier ku të mundja, dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, m’u bënë 100 mijë like në fanpage. E di që në botën që jetojmë nuk janë asgjë...ka këngëtarë në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse,SEPSE nuk kam blerë asnjë. Janë të gjithë njerëz të vërtetë. Nuk di si t’ju falënderoj tamam. SEKRETI është ky (ai që do ju thosha në fillim)...sa më shumë njerëz t’ju thonë të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja....aq më shumë duhet të këmbëngulni.....nuk ka asgjë që nuk realizohet.....kur ja dola unë (një copë student nga Saranda me 1 mijë lekë të vjetra në xhep) PATJETËR që mund t’ja dalësh dhe ti.....” shkroi Bogdo në statusin e sinqertë drejtuar ndjekësve të tij.
albano bogdo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'