TIRANE- Kohët e fundit po flitet shumë për Faslli Halitin në media, por më duket askush më shumë se unë nuk ka të drejtë të flasë për të, qoftë edhe për këto ngjarje që do të tregoj më poshtë. Ishte afërsisht mesi i vitit 1969. Atë vit mbarova gjimnazin. Shihesha si një nga kulakët më të rrezikshëm. Shkalla e rrezikshmërisë politike për ne bijtë e të deklasuarve matej dhe me anën e bursës, nëse të dilte bursa për shkollë të lartë ishe bërë i dobishëm për diktaturën dhe ta donte shërbimin, nëse s’të dilte-ishe endi i rrezikshëm për të. Mua s’më doli. Pra isha një nga më të rrezikshmit. Në një nga këto ditë të vitit ’68, më vjen një ftesë nga poeti Faslli Haliti.

Diskutohej në shtëpinë e kulturës në Lushnjë vëllimi i tij poetik “Sot”. Shkova. Në sallë– auditori. Në tribunë presidiumi me në krye e Preshin, Sekretarin e Partisë! Aty nga fundi i diskutimeve, pas shumë kritikave që iu bën librit-dhe pse për të kish shkruar një shkrim pozitiv gjeniu Kadare, u ngrita unë dhe thashë fjalën time. Një gjethe lakre. Zgjati qafën dhe diç i foli Preshit në tribunë.

-Kush? Biri i kulakut të na jap mend ne? -ulëriu ai dhe u ngrit në këmbë. Jashtë!
Faslliu atëherë ishte 33 vjeç, sa Krishti-mjaft i ri.
Po dhe mbas kësaj ai s’u largua nga unë. Dilte sheshit shëtitje me mua. Më ’72-shin u botuan vjershat e famshme të Faslliut, “Djali i sekretarit”, “Njeriu me kobure”. Më 1973 ai i drejtoi topat kundër Bastijës (“Burokracisë Komuniste”, “Dielli dhe rrëkerat”. Të prishi armiku i klasës!, -tha Preshi.

S’të thamë ne që të ndaheshe nga kulaku? Dhe e qëlluan brinjë më brinjë me një copë Myzeqe. Por përsëri ai s’u nda nga unë. Atëherë Faslliu ishte 37 vjeç, sa Pushkini. Ende mjaft i ri... Faslliu s’ka nevojë të hidhet në kaza në këtë moshë. Ai u hodh kur ishte i ri, në moshën e Zeusit e të Pushkinit. E bekoftë Shqipëria!”

Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)