Një 25-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit pasi mori në makinë jashtë dëshirës ish-të dashurën e tij gjimnaziste, por nuk ka kaluar shumë dhe ai është përfshirë në një aksident ku për pasojë e reja mbeti e lënduar lehtë.
Blutë e Elbasanit vunë në pranga Tahir Abazin pasi gjatë të hënës ka shkuar me makinën e t ij Reno në gjimnazin "Ahmet Dakli" dhe ka marrë pa dëshirën e saj ish-të dashurën 17-vjeçare me inicialet A.O.
Gjimnazistja duket se ka shprehur kundërshtinë e saj edhe ndërsa 25-vjeçari i jepte makinës, ku gjatë rrugës automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë 17-vjeçarja ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa Abazi akuzohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” .
/Shqiptarja.com