Njëqind vjetori i pavarësisë ka frymëzuar cdo shqiptarë, të cilët kanë gjetur mënyra inovative për të sjellë urimin e tyre. Një festim ndryshe kanë sjellë edhe disa fëmijë të një shkolle në Rrëshen, maturantët e klasës 12 G.

Kjo është një nga klasat më shembull te gjimnazit dhe gjithnjë aktive për të bërë të tilla krijime. Flamujt në këtë 100 vjetor kanë ardhur në forma të ndryshme, por shqiponja në flakë është hera e parë që e shohim.

Kjo është një mënyrë origjinale ku forma e flamurit në flakë është perfekte. Flamuri është krijuar në një lëndinë pranë një pylli në Rrëshen dhe të gjithë nxënësit kërcejnë rreth tij. Fotoja e tyre në Facebook po bën bujë të madhe si një nga “thurjet” më të bukura të flamurit për 100 vjetorin e pavarësisë.

flamuri ne flake
fotoja e shqiponjes ne flake

(ad.ti/shqiptarja.com)