Rrëshqitja e dherave, gjendet i
gjallë pas 67 orësh nën rrënoja

Rrëshqitja e dherave, gjendet i<br />gjallë pas 67 orësh nën rrënoja
KINË-Një 19 vjeçar është gjendur i gjallë pas 67 orëve nën rrënojat e kompleksit tregtar të qytetit jugor kinez të Shenzhen pas rrëshqitjes së dherave ditë më parë. I mbijetuari është gjetur rreth orës 04:00 të orës lokale.

I mbijetuari Tian Zeming është gjetur rreth orës 04:00 të orës lokale. Autoritet kineze bënë të ditur se 19 vjeçari u gjet në një gjendje tejet të dobët dhe se kishte arritur të merrte frymë me anë të një vrime, të cilën e kishte gërmuar nën çatinë e ndërtesës. Tian ishte i dehidratuar dhe një këmbë e kishte të dëmtuar.

Ekipit të shpëtimit iu deshën rreth dy orë për ta nxjerrë jashtë rrënojave të riun kinez. Autoritet gjithashtu kanë bërë të ditur se katër trupa janë gjetur të vdekur dhe më shumë se 70 konsiderohen ende të humbur.

“Edhe pse katër trupa janë gjetur të vdekur, ne ende shpresojmë se ende dikush mund të jetë gjallë nën rrënoja," mësohet të ketë thënë Zhang Hu, zëvendësuesi i kryetarit të bashkisë së qytetit për mediat kineze.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)