LEZHE-Ka nisur riparimi i segmentit rrugor që lidh Lezhën dhe Vaun e Dejës të dëmtuar nga rrëshqitjet.
 
Firma mirëmbajtëse e rrugës, e cila është kontraktuar vetëm 4 muaj më parë, ka nisur punimet për të eleminuar problematikën që u shfaq në afërsi të fshatit Fishtë.
 
Alfred Nikolli, drejtuesi teknik i firmes tha se brenda javës ky aks do të jetë i kalueshëm pa probleme, por shton se vështirësi ka në pjesë të ndryshme të tij.
 
Krahas ndërhyrjes në pjesën ku ka patur rrëshqitje të rrugës, Nikolli ka bërë të ditur se po punohet edhe për të rritur sigurinë e lëvizjes së mjeteve përgjatë këtij segmenti.
 
Segmenti rrugor Lezhë-Vau Dejës përshkon 6 njësi administrative në zonën e Zadrimës. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com