Rrëzimi i avionit, Rusia vë anije
raketëhedhëse në kufirin Turqi-Siri

Rrëzimi i avionit, Rusia vë anije<br />raketëhedhëse në kufirin Turqi-Siri
Piloti i dytë rus i cili ishte në avionin luftarak të rrëzuar nga Turqia është shpëtuar nga ushtria siriane. Ambasadori i Rusisë në Francë, Aleksandr Orlov, ka thënë se piloti është gjetur dhe dërguar në një bazë ushtarake ruse në Siri.

Orlov i tha ai i kishte shpëtuar kryengritësve, që luftojnë kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Ndërkohë piloti tjetër është vrarë dje nga kryengritësit sirianë pas rrëzimit të avionit.  Ankaraja deklaroi se ky avioni kishte cwnuar hapësirën ajrore të Turqisë dhe kishte injoruar 10 paralajmërimet. Nga ana tjetër Moska tha se avioni luftarak rus ishte në hapësirën e Sirisë dhe e ka akuzuar Turqinë për mbrojtje të terroristëve.

Tensionet mes dy vendeve janë në nivelet më të larta. Shefi i NATO-s ndërsa mbështeti vendimin e Turqisë, bëri thirrje për qetësi. Por presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi rrëzimin e avionit si një "thikë pas shpine". Menjëherë Putin urdhëroi dërgimin e një sistemi raketash në mesdhe, në shenjë kërcënimi për Turqinë.

Sipas analistëve ndërkombëtare nëse Rusia dëshiron ta përshkallëzojë situatën e sigurisë, atëherë do të ketë dhe provokime të tjera e situata mund të degjenerojë në përplasje jo vetëm mes Moskës e Ankarasë, por edhe mes Rusisë e NATO-s.

I gjithë ky acarim vjen në kohën kur sapo kishte nisur të merrte formë një front i përbashkët kundër ISIS-it, ndaj me të gjitha gjasat, mbi të dyja palët në konflikt do të ushtrohet një trysni e madhe diplomatike për të kapërcyer zemërimin e momentit e për t’u përqendruar tek ai që është kërcënimi i përbashkët: militantët islamikë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure