Rrëzohet avioni amerikan në
xhungël, humbin jetën 5 persona

KOLUMBI- Një aeroplan vëshgues i qeverisë amerikane është rrëzuar të shtunën në një xhungël në kufirin ndërmjet Kolumbisë dhe Panamasë. Sipas raportimeve nga forcat ushtarake kolumbiane, nga 6 personat në bord vetëm njëri shpëtoi.

Aeroplani me pesë amerikanë dhe një panamez, u rrëzua afër Acandi-t, në provincën kolumbine të Choco-s, zonë në të cilën operojnë guerrilasit e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë dhe trafikantët e drogës.

Avioni Dash 8, me bazë në Panama, kryente misione survejimi përgjatë kufirit prej 266 kilometrash që ndan Panamanë nga Kolumbia në zonën e quajtur Darien.

SHBA-ja është aleati kryesor i Kolumbisë në luftën kundër trafikimit të drogës dhe grupeve të armatosuratë cilët fitojnë miliona nga prodhimi dhe trafikimi i kokainës.

Redaksia Online
(e.d.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej